Çaste poetike me poeten;-Irena HOXHA

HARAÇET
——————–
Thanë ju dhamë, edhe na joshën
thanë ju pamë dhe na fundosën,
thanë për ju, behet qameti
për ju fundoset mileti!
Ja pra kaq e pat’ premtimi
shpërthen lumi nga zëmërimi,
oh’ dhe moti seç u zbraz
dhe prej buzëve u pre gaz!(e qeshura)
Lundrojnë makinat si gomone
si jaranët në çitjone,
ngrenë shaminë si për paqe
për të mos paguar haraçe
/QendraPress/