Çaste poetike me poeten; Klodiana Taka IBRAHIMI

Më thanë!

————————-

Më thanë se buzëqeshjen

ke të veçantë të rrallë

Sa ndonjëherë mendojmë

se je komplet e marrë

Më thanë gjithë këtë energji

vallë ku e gjen

A’thua në këtë jetë

asgjë nuk të dhemb?

Më thanë se buzëqeshja

të shkon për shtat

Të jep një nur të bukur

qëndisur nga Zoti lartë

Sì mund t’ju thoja

s’jam aspak e marrë

Në këtë botë të egër

duhet të ndihesh gjallë

Si mund t’ju thoja

forcën ku e gjej

Brenda zemrës time

ka dhimbje që flejnë

Si mund t’ju thoja

buzëqeshjen kam ilaç

Në shpirtin tim të bukur

mirësia ka hedhur shtat

Një ditë të mbarë uroj përzemërsisht miq të mirë!

Respekt

Klodiana Taka Ibrahimi

Torino Itali (Poezia e shkruar 24/03/2024)

/www.QendraPress.com/