Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

Çdo mendim një histori!

————————————

Sa mendime rrodhën në heshtje,

si një lumë i qetë që kalon pa zhurmë.

Në rrugët e zemrës kujtimet mbetën

në fshehtësinë e natës që nuk u thanë kurrë.

Sa mendime rrodhën në heshtje,

në netët e gjata të qeta si retë.

Çdo mendim, një yll, një shkëndije e fshehtë

diku…si pa njeri, sa u shkrinë në det.

Çdo mendim një histori, një ndjenjë e fshehur.

Një përqafim i ëmbël, një puthje e zjarrtë.

Në heshtje, në paqe ,ndjenjat enden,

Në dritën e agimit shpresat i mban gjatë.

Sa mendime rrodhën në heshtje,

nëpër ditë që kalojnë si puhizë.

Në çdo frymarrje ,në çdo çast të qetë,

në zemrën që rreh për mallin që s’sheh.

Sa shumë shtegëtime rrodhën hapur

nëpër vite që ikën si era.

Çdo rrugë, një kujtim i shpërndarë,

Çdo hap një poezi, e të tjera e të tjera.

/QendraPress/