Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Shëtitje në park.          

—————————-

Sot nga parku do të shkojë,

si në kohën e rinisë,

zogjté nga gjumi do ti zgjojë

ti këndojmë bashkë dashurisë.

Kur të dalësh dhe ti në park,

tek pemë e vjetër do të ndalesh,

aty kam mbjellur, një zambak,

aromën tënde të ma falësh.

Pastaj do ecë mbi trotuare,

dhe do të pres me padurim,

kur ti të dalësh në dritare,

si rreze dielli né agim .

Diçka hyjnore në shpirtë kish hyrë,

kur zemrës çelnin trandafilat ,

ishin të freskët e plotë me ngjyrë,

sa bukur i kish stolisë natyra.

Ti ma dhurove lumturinë,

kur isha vetëm në errësirë,

ti më dhe shpresë dashurinë,

kur humba rrugën në shkretëtirë.

Kudo kam shkuar nëpër botë,

nuk ekzistonte mrekullia,

plagë e dhimbje si hoqa dot,

mos mi shkelë ëndërrat e mia.

Më lodhi shumë kjo dashuria,

sa shumë e ndjejë aromën tënde,

mos mi braktisë ndjenjat e mia,

si një dritë të kam në mendje

/QendraPress/