Çaste poetike me poeten; Laureta PETOSHATI
Shën Valentin
Shën Valentini më ka harruar
prej një mijëvjeçari s’më kërkon,
diell mbas një mali e kam menduar,
diell që çdo frymë e gjallëron.
Ngjitem malit që ta kem më pranë,
por nata diellin shpejt ndërron,
shoh hënën rreth me yje anë e mbanë
që për në kthim rrugën ma kujton…
Shën Valentini m’u bë xixëllonjë
që shkonte heshtur nëpër natë,
të zvogëluar e kam parë gjithmonë,
ndaj u betova se do ta kap.
Por kur e pashë në dorë mallin ma nxori,
se nëpër gishta më mbeti fosfori…
©Vlorë 14 shkurt 2020