Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

ZEMËR PLEQËRIE

—————————

Zemër ,që pushon së ndjeri sa nevojë ke për butësi,

I do fjalët si valë konçenrike mbi ujë që të japin qetësi,

Sa emocion e dhimbje të mbështjellin me flakë e të kthejnë në hi,

Fjalë si gozhdë të mprehta ,të topitura të lenë shënjë të shpuara si me bri ,

I dëgjon dhe në heshtje ngjit shkallët e ,i lodhur në rutinën e jetës,

Mban atë dashuri butësie që të tjerët nuk e shikojnë në syrin e vetvetes,

Zemra e mbyllur në një sirtar të ngrirë zbukuruar me ylberet e kohës,

Fle vetmisë tek numëron ditët ,e të lenë atje tek lutesh në katin përdhes,

Nëse nuk ngjit shkallët për në zemër, ndryshku i kohës e gërryen,

Ajo pleqëri që të ka pushtuar dëgjoje zemrën po të ankohet,

Bëje të ngazëlletet ,të çmendet,të qeshë me fitoren mbi vdekjen,

Kështu nderohen vitet ,uji që flë ,as të lanë ,e as nuk pihet..

/QendraPress/