Çaste poetike me poeten;-Lola SHEHI

KOHËT

———————-

Ju kam ulur në të njëjtën tavolinë

Të dyjave të njëjtën pije,

Të njëjtën masë,

Të njëjtën gotë

Kam një dëshirë çmendurisht të çmendur t’ju shoh të dehura

Ta ndjej deri nënlëkurë,

Cila nga të dyja godet më fort.

Tango dashuri urrejtje kjo miqësi

Si pupël më ngre në ajër,

M’trullos e marramend, m’shtyn e m’tërheq si magnet

E shkuara,

M’godet pashpirtshëm e pamëshirshëm me kujtime

E ardhmja,

Me t’panjohurat edhe m’pashpirtshëm m’godet.

Kurrë s’kam pë ta kuptuar

Cila godet e vret më shumë

Edhe në i paça tri jetë…!

/QendraPress/