Ekipet e pastrimit punojnë edhe natën për mirëmbajtjen e Prizrenit.

Ekipet e kompanisë “Eko Regjioni”, të angazhuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, po punojnë edhe gjatë natës në Shadërvan dhe në zona të tjera të Prizrenit, me qëllim të mirëmbajtjes së pastërtisë në qytet. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se angazhimi i ekipeve të pastrimit është intensifikuar në këto ditë, kur qyteti po vizitohet nga një numër më i madh turistësh, mërgimtarësh dhe vizitorësh. “Në këto ditë me më shumë turistë, mërgimtarë dhe vizitorë, angazhimi ynë për një Prizren sa më të pastër, mikpritës dhe të bukur është edhe më i madh”, ka njoftuar Totaj. Ai ka theksuar se pastërtia e qytetit mbetet prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët. “Pastërtia e qytetit është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët. Me pak më shumë kujdes nga secili prej nesh, e mbajmë Prizrenin ashtu siç e duam të gjithë”, ka deklaruar Totaj