Çaste poetike me poeten:-Lubi.H.TOTA

Për ty Vilë ti them ca vargje!
————————————————-
T’thur pak vargje për ty Vilë,
Ka shumë që i ruaj në zemër,
Kurr nga shpirti s’të kam fshirë
Se në Lumë ti ke lën emër,.
Në çdo zemër, në çdo prag,
Sot ka gëzim ,por ka dhe lotë,
Porsi shqipe vijnë nga larg,
Bijtë e tu shpërnda në botë.
Në.çdo lagje e në çdo derë,
Erdhën bijtë që i linde ti,
S’të harrojmë asnjëherë,
Ti je nana që i mbledh në gji,.
Shumë kujtime më ngjall Vila,
Më fal që s’ti them të plota,
Lot për shokun Asllan Billa,
Lot për shokun Bajram Tota.
Po t’vijnë bijtë, nga diaspora,
Përreth teje të përmalluar,
Me lot malli mi shkruan dora,
Shumë kujtime më ke zgjuar.
Sot moj Vilë në at tribunë,
M’duket se jam edhe vetë,
Dy fjalë.zemre ti them dhe unë,
Edhe pse s’e kam të lehtë.
Vendbanim në kohë të lashta,
Ke lënë gjurmë në histori,
Biri yt ai Sinan Pasha ,
Sadrazem n’Perandori.
E gëzofsh moj Vilë këtë ditë,
Se t’gjithë bijtë në gji ke mbledhë,
Le tu bohet udha dritë,
Në çdo kullë, në çdo derë.
Faleminderit profesor i nderuar !
/QendraPress/