Çaste poetike me poeten:-Shqipe BYTYQI

BETEJË E PAMBARUAR
———————————
U avitën ngadalë
herë kokëulur, herë azgan
në kryq u takuan
e mira dhe e keqja
viktima dhe dorasi
ti shihje, si dy faqe monedhe
si vllëzër siamez
nuk e kuptoje,
cili mbante
emrin e tij t‘vërtetë
Pa shih
ende aty pezull qëndrojnë
sy m’sy
dhëmbë m’dhëmbë
pa adjutantė, pa parzmore
Zagushi, zagushi…
e vogël, kjo bota ime
për ata të dy
betejë, mbase pa fillim, pa fund
/QendraPress/