Çaste poetike me poeten-Lubi H. TOTA

HEEJ KOSOVË MOJ MIRË SE TË GJETA !

—————————————————–

Fluturim vij prej Shqipërie,

Sot Kosovë, në ditën tënde.

Të të sjell ca vargje shpirti,

T’përqafoj me këngë zemre!

Sot festo moj heroinë,

Ma gëzofsh ti pavarsinë!

Bijtë e tu shumë u flijuan,

Me lavdi të zbukuruan.

Ta kam sjellë flamurin ty,

Një shqiponjë e një bajrak!

Dorë për dore të vallëzojmë,

Festojmë sot, e kemi hak!

Mora gjak nga i dëshmorëve,

Ti stolis flokët e ballit!

Dhe me dijet e Rugovës,

Ti këndojmë Adem Jasharit!

Ti marrë në valle gjithë me ren,

Nga Tirana në Diasporë.

Ti bashkojmë trojet shqiptare,

Të gjithë shqip bashkë të festojmë.

Se e derdhëm gjakun lumë,

Dhe këtë ditë shumë kemi pritë.

Veç me këngë edhe me valle,

Ti festojmë shqip liritë!

/QendraPresss.com/