Çaste poetike me poeten:-Majlinda PAJAJ

Tatëpjetë
————————
Humbi cipa, ra në përrua,
mori udhën tatëpjetë,
shiti shpirtin për një grusht duartrokitjesh,
dinjiteti mbeti shkretë.
Në pazar shiten virtytet,
me çmim të ulët, pa turp, pa emër,
nderi rri në cep të rrugës,
lypur si një fllad i egër.
Dashuria shuan zjarret e urrejtjes,
lakmia ndez oxhaqe pa fund,
njeriu ngre fronin e vetes,
një kurorë që shëmb çdo mur.
Mos pyet pse lumenjë janë trubull,
kur burimet i kemi helmuar vetë,
mos kërko dritë në sytë e atyre,
që errësirën e quajnë jetë.
E vërteta ecën zbathur,
por nuk përkulet para askujt,
gënjeshtra vesh kurorë floriri,
dhe prap mbetet në kafazin e vet.
/QendraPress/