Çaste poetike me poeten: Margarita Llapushi ZENELI

Ma lini shpirtin e lirë…

———————————–

Kur shpesh shkrova për dashurinë

më thanë;- “sa qenka përvëluar”,

në gjumë e heshtje vura habinë,

dashurinë rinoja, pa e kuptuar!

Edhe kur rrallë shkrova për zhgënjimin

kurajo më dhanë,pa patur nevojë,

gojëkyçur në heshtje ushqeja mendimin

gjykimit të dobët i bëja shtrojë’!

Emigrimin kurrë se harrova dot

ishte refren në vargjet e mia,

dhe kur gërmat shpesh laja në lot

-sa keq, më thanë, e ka mbytur vetmia!

Vendlindjes,familjes,të bukurës dhe mallit,

realitetin e dhimbjen,në vargje gërmëzoja,

asnjëherë s’u kënaqën,me gurët e zallit

vrisnin,e unë, më tepër frymëzim mora !

Durimi ngriti krye vetëm atëherë

kur më thanë se;- “ti shkruan për famë”,

e ç’ti bëj unë zemrës e shpirtit pranverë

që s’i ndajnë dot kurrë, Nënën dhe Babanë!

Më thoni pra, ç’duhet të gërmëzoj

do ju plotësoj çdo tek e dëshirë,

vetëm shumë pak, nga ju do kërkoj

më lini të “fluturoj”, me shpirtin tim të lirë!

/www.QendraPress.com/