Çaste poetike me poeten;-Marigona KELMENDI

Pat

—————

Të ka ndodhur të stepesh

Ta ndalësh orën

Ta duash pakohën

Ajri të ngulfatë

Me mbyllje sysh

Pastaj

Të ka ndodhur ‘i copë pushimi

Për një moment ndalese

Gjithë çfarë lëviz rrotull e rrotull

Ti vetëm me botën tënde

Tokën duke mos e ndier

Nën këmbë që drithërin

Rrotacion të mos ketë

A thua të ka ndodhur theqafja

Te ndonjë ishull pa formë

Më thuaj në cilin planet

Flitet me heshtjen tënde

Durimit i fola etur

Premtimi dhuratë që përsëritet

Pak ecje

Pak fjalë

Pak besim

E pat

Pat

MarKel

/QendraPress/