Çaste poetike me poeten;-Marigona ZEKAJ

Pa fuqia e babës
(Dedikim)
———————–
Pashë sytë e babës, se nana nuk ishte,
mjaftoi babës t’ia merrte çka kishte.
Ia mori qetësinë, ia mori jetën,
ia mori djali çdo gjë babës bashkë me veten.
Në duart e babës mbeti veç zbrazëtia,
një xhaketë e varur që s’do vishej më,
një dhomë që flet me heshtje, pa zë.
Fjalë nuk kishte, as zë s’nxirrte,
veç ofshama e tij tregonte gjithçka.
Çdo frymëmarrje ishte e rënduar
me dhe djalin e ka mbuluar.
Babai tha në varrim,
duke e kërkuar zërin e djalit në heshtje:
“A ndrrohemi, o bir, se ti këtë jetë e deshe?”
/QendraPress/