Çaste poetike me poeten;- Marigona ZEKAJ

Eja me mua
————————-
S’di ku do shkoj,
as ç’rrugë më pret,
por eja me mua,
mos më lër vetë
S’di nëse rruga
do të ketë dritë a shi,
por nëse je ti pranë meje,
s’kam frikë nga asnjë stuhi.
Eja, edhe nëse
s’kemi një destinacion,
le ta gjejmë rrugën bashkë,
E nëse humbasim,
le të humbasim të dy,
le të pushojmë pranë
njëri-tjetrit përsëri.
S’di ku do të shkoj
por di çfarë dua
të kem ty pranë,edhe
kur bota të bëhet e huaj!
/QendraPress/