Çaste poetike me poeten;- Marigona ZEKAJ

Kujt do t’i kërkoni falje?
————————————–
Kur ta shihni veten në pasqyrë
Dhe fytyrën ta kërkoni me mall,
e koha t’ju thotë gjithçka
ka marrë fund ngadalë!
Kur fjalët e mira
i mbajtët për nesër,
e sot çdo pendim ju
rëndon edhe më tepër.
Kujt do t’i kërkoni falje atëherë,
kur koha s’kthehet, sado ta thërrisni “
Kur bukurinë e shpirtit ta kuptoni vonë,
Dhe me skeni me ke ta flisni
/QendraPress/