Çaste poetike me poeten;-Sinani Vokshi LINDITA

LETER PA ZEMËR

———————————

I dham vlerën e shpirtit, një letre që nuk ka zemër.

Për këtë lek nuk flet vëllai me motrën, vëllai me vëllanë.

Nëna numëron qindarkat e fundit në vend të bekimeve.

Dashuria na u bë pazar e fjala na u bë faturë

Hataja po bëhet vërtetë, sepse harruam.

Harruam që dashuria nuk shitet e nuk blihet

Ajo është e shtrenjtë, ruhet me kujdes

Harruam që buka ndahet e nuk peshohet

Që njeriu nuk ka çmim, ka vlerë

Dikur varfëria na mbajti afër me njëri tjetrin

Tani pasuria na ndan

Dikur kishim pak lek e shumë zemër

Tani kemi shumë lek e pak zemër

Dhe më e hidhura?

Po vdesim duke numëruar në vënd të jetojmë duke dashur.

/QendraPress/