Çaste poetike me poeten;- Mim MARANJAKU

JAM GRUA QË MBJELL FARË
—————————————
Kam lindur vetë në arë.
Në pëllëmbë kam balt’ e diell,
kam shtat që ndrin në terr.
Të kthjellët e kam shikimin,
jam fundi që sjell fillimin.
Jam ëndërr, jam zgjim,
jam vesa në agim.
Kam buzë që puthin shiun,
në një tango me njeriun.
Flokët tela për kitarë,
natën , këngës ia marr.
Mes notash bëj dashuri,
çarçafët një elegji.
Zoti , më zgjodhi mua
të më krijojë… Grua
/QendraPress