Çaste poetike me poetin;-Perparim DIDA

Parajsën e buzëqeshjes atje e gjeta
————————————————-
U fryva gjithandej aq sa desh plasa,
ankesa në shtëpi ankesa në rrugë.
Fjalët e mira askund nuk i dëgjova,
vetëm halle e shqetësime pa fund.
Kudo shkova pash fytyra të vranta,
në trotuare.në rrugë në çdo vend.
Një buzëqeshjen për mallë se gjeta,
atë t’bukurën e gjeje veç në kuvend.
Kështu bëra e atje shkova ta takoja,
ika njëherë nga njerëzit e vrazhdë.
Renda për atje ku ishte buzëqeshja,
atje kënaqësi më të vërtetë parajsë.
Buzëqeshja atje e bukur kishte çelë ,
aroma e këndëshme kundërmonte.
M’u duk se isha në Paris apo Vjenë,
të gjithëve atje fytyra u fakëllonte.
Dhe mirë bëra,që sot atje shkova,
ika njëherë prej fytyrave të zbehta.
Po ama kur nga kuvendi u largova,
flisja me vete,thosha atje ishte jeta.
O sa bukurosha më panë sytë atje,
me at’veshje firmato dukeshin shik.
Ata në parajsë,populli halle vuajtje,
I lëmë palaçot t’na ven lakun në fyt !
/QendraPress/