Çaste poetike me poeten: Mimoza Eliona OSMANI 

Nëndetësja e shpirtit tim.

—————————————–

U pashë në pellgun e vjeshtës,

Një ëndërr po mbytet aty…

Një pikë loti

më prishi vështrimin.

Rob i qëndresës ra,

Vesë- vesë .

Ja edhe një tjetër,

Një, dy…

I pashë rrëketë e përroit,

Një ëndërr ,mund të mbytet aty.

Një pikë më shumë ,

E turbullon pellgun

E bën rrëke.

E kapa me majën e thoit,

I ngelën akrepat,

Orës ,së një ëndrre të kohës së Noit,

stërzgjatur si plepat..

Të jetë kaq e rëndë një pikë loti !?

Shpërthen një digë betoni,

M’u duk se foli ëndrra

Nëndetësja e shpirtit tim…

Moza.