Çaste poetike me poeten;-Miranda  KABASHI

TAKIM

———————————————-

Do të vijë një ditë dhe do të shëtit ngadalë,

si dordolec do të varem mbi bastun.

Ti nga sirtari do nxjerrësh librin që të kam falë,

dhe, kur ta lexosh, e ndjen, do të jem unë.

Karrigia boshatisur, unë s’do të jem te vendi,

ashtu bosh do të lëkundet, dërrasë pa njëri.

Një yll, kur të bjerë si lot në ngjyrë argjendi,

ai është shpirti im, si hije po vjen tek ti.

Nëse më ndjen një ditë, që jam pranë teje,

me sytë vështron përqark që mua të më gjesh.

Do të mbështjell si mjegull, apo dhe një copë reje,

ku ti me kujtimet tona, trishtueshëm, buzëqesh.

/QendraPress/