Çaste poetike me poeten;-Sadete HISENI

Ta dish
—————–
Edhe kjo e nesërmja, pranverë
Ikën pa za
E dje ka me u ba
E sheh, miku im?
Disa zogj nuk u kthyen kurrë
Jo se harruan
Por krahët iu mbetën varur
Andej nga a mrrolë qielli
Mos beso në kthime, i dashur mik
Edhe kjo bëhet dimër, ta dish
Një dimër që shton rrathë
Në trungje të kalbura
E ndoshta tashmë të prera
Miku im,
Të gjitha bëhen dje
Një nga një,
Pa zhurmë
Si gjethe që flenë palë-palë
Lulet e bardha
Vjollcë, kuqe, të kaltra
Janë veç një mashtrim i shkurtër
Pranveror
Edhe ato vyshken, kthehen në dje,
Bahen hi,
Bahen pluhur
Që era nuk i mban mend
Mos fluturo me sy mbyllur
Zog shtegtar…
Se qielli ma nuk fal
Ta dish
Çdo nesër është një humbje e re
Që vishet si shpresë
Për të na mashtruar
Ty edhe mua
Ta dish…
7Prill26 S.B
/QendraPress/