Çaste poetike me poeten:-Natasha LIMAJ

FALEMINDERIT
————————
Velesi nga pasuria
Jo nga “ djersa “ as nga gjaku…
Embrioni fillestar
Në ballinën e një vargu…
Anë e mbanë gjithë botës
Që, ku lind e perëndon…
Ku ritmon çdo frymë Shqiptari
Copëz shpirti ma dërgon…
Ju nga zemra fjalëmblake
Unë zenitit kapërditem…
Përmbytur nga dashuria
E, si të mos velesitem ?!…
Mikesha, miq sa të duash
As parë, as takuar…
Ndeshur shpirtrat nëpër vargje
Për mua, Thesar i Çmuar !…
S’më mbetet, ta shkul nga zemra
Me forc’ta vërvis eterit…
Tingëllimën këngëtare
Për të gjith’ Faleminderit !…
N . L . ( F )
/QendraPress/