Çaste poetike me poeten:-Pranvera QERIMI
Shpresë
————————–
Vrasës mendimesh do ta quaj veten
Du me i lënë vetëm kujtimet e bukura
Me hedh valle në kokën time
Do filloj edhe te shoh ëndrra me sy hapur
Te ardhmen time, ashtu e dua
Nuk dua qe ëndrrat e mia te ftohen vetëm ne errësirë
Dua që te vijnë si dasmoret ne dasmë
Pa ftesë
Dua te jene prezent si ylberi pas shiut
Dua te buzëqeshë, edhe kur me
godet mërzia,si çekani gozhdën
Unë dua të buzëqeshë
Du me qene ajo gozhda qe do
lakohet me një te goditur
Do te mundohem qe askush
Mos te me shtyj, askush madje
as eren s’do ta lejoj te me hedh pluhur ne sy
Veç pse është ne qejf
Me dredhu belin
E me kriju valle
Valle ma harqe e me copëza
letrash qe njerëzit e
ndërgjeshëm i kane hudhur
ato jashtë koshit
Du me qene i lire me ty
Du edhe ndjesinë me ta rrëfye
Po e di qe ti sme sheh me sy
Vrasës mendimesh e quaj veten,
por jo vrasës ndjenjash
Jam munduar t’i këpus si me gërshëre,
por jo ato riparohen ende pa i
shkuar deri ne ballë
/www.qendrapress.com/