Çaste poetike me poeten;-Qaze Demko MYFTARAGO

Më fal o Zot….

————————

Më fal Zot,kur të harroj,

pa dashje ,pa fjalë.

Zemra ime të kërkon,

në gëzime e në hall.

Me fal,Zot ,kur gaboj,

nuk është që s’të dua.

Jam njeri ,jam e brishtë,

shpesh bie,por shum të dua.

Mē ndihmo kur ulem shumë,

kur s’kam më fuqi.

Më mbaj fort dorën time,

mos më lër ti në vetmi.

Të dua Zot,me shpirt,

me frik dhe me shpres.

Në çdo lot që më bie,

un nga ti një ndihmë e pres.

Më plotëso ëndrrat e mia,

ato që s’i them dot.

Ti e di më mirë se unë,

se c’fsheh ky shpirti i vogël Zot.

Më fal,mē ndihmo,më rruaj,

mos më largo nga ti.

Edhe kur harro pa dashje,

zemra ime ,të do në përjetsi…/

QendraPress/