Çaste poetike me poeten; Rabije BYTYÇI
MOS MI TRAZONI KUJTIMET
———————————————-
Si drenushe pupël bardhë afër lumit
të prita –
në livadhet gjelbëroshe
vargëzova kurora lulèsh për ty
Mallëngjehesha afër Lumëbardhit
në fletorén e vogël plot kujtime
me lapsin shumë ngjyrësh për ty
Flisja me diellin , hënën, yjet…
U rrëfeja për sytë e tu tè bukur si kristal
Për zërin si bilbili duke i kënduar luleve plotè aromè
Si ke ecur në korridorin e gjatë të asaj kohe
Kur hapa derën dhè si engjëll mé erdhe né kraharor
Buzëqeshjen e kishe ngrohtësi shpirti
Nè dhomën e vogël plot rreze dielli
si dy engjëj té pa djallëzuar
Si dy të dashuruar në një romancë filmi
Në një të bukur udhëtim … ishim.
Prizren Kosovê
Tetor, 2022