Çaste poetike me poeten;-Rinore ZYMERI

Verë e bukura verë
———————————-
E bukura verë, na dogje si përherë,
por prapë të presim me zemër e me nder.
Se bashkë me diellin na sjell bekim të rrallë,
na sjell njerëzit tanë, na mbush shtëpinë me mall.
Motrat e vëllai, larg në mërgim jetojnë,
por zemrat tona çdo ditë bashkëpunojnë.
Me padurim presim pragun ta kalojnë,
me përqafime e buzëqeshje shtëpinë ta zbukurojnë.
Ata janë pasuri, janë dritë e krenari,
I duam me shpirt, me zemër e dashuri.
E vera bëhet më e bukur kur ata janë pranë,
sepse familja është lumturia më e madhe që kam.
Mirë se vini gjithmonë, me zemër ju presim,
prania juaj është bekim,
në zemrat tona keni vend pa mbarim
çdo çast me ju na mbetët në kujtesë,
me mall e dashuri ju përcjellim pa përtesë…
/QendraPress/