Çaste poetike me poeten;-Rudina Muharremi BEJA

IKJET

——————–

Edhe pse humnera e kurbetit

ka kohë që gëlltit vitet,

zbeh fytyrat,

tret zërat

dhe varros stinët në heshtje,

nuk arrin ta tresë

atë grimë drite

që njeriu e merr me vete

kur largohet nga një derë

dhe nuk di

nëse po ikën nga vendi

apo nga vetja. /QendraPress