Çaste poetike me poeten;-Shpresa Shundo GJERGJI

Një faqe… e pastaj shohim

—————————————-

Shiheshin në sy si çdo herë,

Kuptoheshin si miq të bekuar,

Përpara, si lezet, dy gota verë,

Në restorantin e tyre të preferuar!

I thotë një ditë: më ler njëherë,

të t’i puth faqe e gushë,

Unë s’kam dashur kurrë të tjerë,

Kjo dashuri më ka qëlluar si pushkë!

Ajo i tha: Mos u bëj kaq trim,

Se puthjet s’jepen me komandë,

Ai qeshi: Unë s’kërkoj shumë,

Veç një faqe…

dhe pastaj shohim prapë!

/QendraPress/