Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Nata, shtrydh errësirat

në dritmendjen time

ndez foshforeshencë kujtese…

Përpëliten vegimet

në dhimbje zgjimi

Ëndrrat e dehura

mbyten në këngë agu…

Unë, fluturoj si meteor në flakë

të ruaj këtë shpirt,

teksa nata e gjallë zhytet

në ditën e vdekur…

/QendraPress/