Çaste poetike me poeten ;Teuta Shaqiraj 

Ndodh dhe kështu

—————————

Të ëndërrova..

Një shekull të fsheha në sirtarin e harresës,

mbuluar me perden e zbehtë te kujtesës.

Një psherëtimë ndrydhej brenda meje sa herë

të tjera ëndrra pervidheshin e s’më linin të qetë .

T’imagjinoja…

t’endërroja e prapë të ëndërroja

e sërish guxoja të hapja pak atë sirtar.

Por emri yt shkruhej me të tjera germa

e të kaltrit sy ndërronin ngjyrë në çast.

Te te shfaqesha..

E verbër paska mbetur kureshtja

si një vajzë e virgjër, ku syri pikon lot.

Kjo virgjëri prej shpirti, sic bie perdja

më bie në gjunjë e s’ju fshehkam dot.

Teuta Shaqiraj