Çaste poetike me poeten; Venetike Cako MIRAKA 

U VURA EMRIN LULEVE

—————————————-

Në të bukurin blerim natyre,
Mblodha lulet e pranverës,
Kërkoja emrat në mes tyre,
Sipas aromës, sipas vlerës.

Dhe ndonjëra që s’kish aromë,
Pa një emër s’mund ta lija,
Përherë lulet diçka na thonë,
E nderova ashtu si dija.

Pashë që emrat u shkonin mirë,
Njëra-tjetrën s’shihnin shtrembër,
Se ç’të ngjallnin një dëshirë,
Diçka t’bukur që të ngroh n’zemër.