Çaste poetike me poeten;- Violeta Muco ANASTASI

MOMENT
————————–
Në çast…s’ka kohë të mendosh gjatë…
Momentin e jeton veç për një çast!
Kurrë s’do të kthehet më ai moment…
Moment…që njëherë vetëm vjen në jetë!
Nëse vonon…do ta humbasësh përgjithmonë
Arsyetimi është vetëm një faqe bosh
Një çast…një ëndje…në atë botën tonë
E di që për jetë të jetës do ta kujtosh!
Jeta vetëm një moment .të kthen në jetë
Në një moment edhe shpirti humbet
Arsyeja nuk ekziston,veçse ëndrrën larg e tret..
Aty ku do të doje të ishe në të vërtet!
Kështu fluturoi ai moment I vyer..
Kurrë mbrapa për të mos u kthyer
Perëndoi me dritën e hënës
Veç në prrallë për tu rrëfyer!
/QendraPress/