Çaste poetike me poeten:-Yllka MERKURI

Nata në Ballkon
—————————————-
Një gotë vere dua të pi,
bashkë dhe një cigare,
ta ndez,
të dal në këtë natë të thellë,
dhe yjet aty lart t’i sodis.
Me sy kërkoj mes qindrash,
mes mijëra yjesh që shndrisin,
dhe ti, mes tyre vezullon,
ndriçon fort,
në këtë natë të errët.
Gëzuar, i dashur,
nga ky ballkon,
ku vuajtja ka lënë plagë,
ajo plagë që ka vënë kore,
kore që mbulon çdo cep të shpirtit.
Cigarja digjet ngadalë,
në ajrin e natës që e ndjej të ftohtë,
po ti, i dashur, ke mbetur aty,
ndërsa unë,
e vetmuar,
nuk mund ta pi,
se ty po të pres,
në këtë natë të gjatë!
/QendraPress/