Çaste poetike me poeten;Adelina Xhaferi
BREZA GRASH
—————————————
Kur linda n’agun e s’mërkurës
ia mbyllën shtëpis’ der’n e madhe
t’mos m’i shihte syt’ bota,
n’dritaret e heshtura kah udha
perde t’zeza vu dor’ e fatit,
mbi timen MË ran’ mallkime t’shumta
e për GJYSHEN dhimbje t’re l’shoi dita.
N’krah’ s’më morën me dashuri,
shkëndija urrejtjeje n’ball’ u rëndonin,
shamizezat e ngujuara me ego burrash
n’djep druri ma kufizuan dit’n e par’…
T’mërkurën e zez’ për timen MË…
timen GJYSHE…
timen jet’ n’prag dëshirash.
Dhe emrin ma lan’ me der’ t’mbyllur
n’errësir’ t’dhomës s’simes MËJE,
larg dhe prej hënës
mbyllur n’sht’pi t’heshtur fshati;
ma shkruan fatin n’hajmali qafe
e lan’ mbi MU’ urrejtje t’reja;
teksa n’gjoks hën’ e natës s’par’ m’ra
bashkë me lotët e simes MËJE,
fshirë me cep t’shamis’ s’zez’…
t’ziut fat n’breza grash.
T’nesërmen s’mori vesh bota timen lindje,
n’heshtje egot e vran’ jetën
me fjal’ burrash n’oda t’m’dha;
GJYSHJA s’ia puthi t’atit ballin,
mikut s’iu ndez zjarri n’vatër,
me dor’ n’zemër s’iu dha duhan,
as simes MËJE si qeshi buza
kur n’gji t’saj piva dhimbjen e bardh’.
As t’nesërmen s’u çel der’ e madhe,
as perdet s’i hoq’ dor’ e GJYSHES,
mbi MU’ jeta l’shonte ditët
e n’timen MË shamizez’
urimi i burrit as që vinte.
.
.
.