Çaste poetike me poeten;Anila KODRA
LIMANI I PAQES
—————————-
Ti je Limani im i sigurt.
Ai Liman,
ku unë lundrën ankoroj .
Lundrën e shpirtit tim ,të lodhur,
herë gëzuar,
herë humbur,
herë trazuar,
që shpesh vala e rrëmbyer e lumit
e bën të tulatet dhe frikë të provoj.
Ti je deti i ëndrrave të mia ,
që kurrë nuk munda ti realizoj.
Ai det,
Ku varka ime e vjetër,
me vela të grisura,
të copëtuar,
të ronitura nga koha,
dhe stuhitë e jetës,
qëndron dhe nuk fundoset thellësive kur shkoj.
Sa herë dallga mundohet,
të më rrëmbejë si një pendë,
të me gllabërojë,
si një ashkël pa shpirt,
të më shkatërrojë
dhe të më mbytë thellë
edhe të fundit vizione që kam.
Deti yt bëhet i gjithi valë,
unë marr frymë lirisht,
më bëhesh për shpirtin shtroje dhe tendë…
/www.QendraPress.com/