Çaste poetike me poeten:Barie ÇUPI

Errësira

—————————-

Bie nata e kërkojmë zjarrin bubulak,

ne konsumatorët e dënuar të fatit,

si të ftohur,flemë mbi ëndrra,

koha hedh rrjetën e mekatit,

të gjithë bien brënda,

në krahët e erës lëshohet muzgu vjeshtak,

toka narçiste nuk fle,

gjethet palë-palë e veshin me duvak,

errësira njerkë e të gjallëve,

t’i merr sytë e shëtit rehat.

/www.QendraPress.com/