Çaste poetike me poeten;Blertë Tmava VESELAJ

SHAMIA E HUMBUR

——————————–

Në tregun e vjetër si rrallëherë kalova

Shitësja e moshuar kishte sjellë shami të re

Ngadalë, habitur s’e di si u afrova

E pyeta, nëse shaminë time e kishte gjet?!

Ajo qeshi dhe zgjati dorën

Një shami pranë ma ofroi

Sikur çdo gjë e ktheu kohën

Kur këtë shami ti ma pate dhënë…

Kujtimet sa ëmbël u rikthyen

buzëqeshja me lot në sy

Sikur të ishte e mundur

Bashkë me shaminë të ktheheshe ti.

Shitësja në moshë me butësi foli

Me dashuri më përkëdheli

Mos e humb si atë ditë të ftohti

Mbaje kujtim, është nga ai…

Shamia e humbur tek unë u kthye

Bashkë me kujtimet që më fale ti

Do ta ruaj si jetën time

Do të pres të kthehesh edhe ti

/www.QendraPress.com/