Çaste poetike me poetin;Zymer H. HALITI
HESHTJA QË FLET
———————————-
Këtë mbrëmje deshta shumë
që sytë tuaj të mos i kujtoj
çudi dhe këtë natë pa gjumë
të përpëlitem së koti vazhdoj.
Asaj rruge gjarpërore ka vite
që s’kam ecur duke shikuar…
por ,si të të harroj Trëndafile
ç’farë ishte…ky fat i shkruar…
Dallgët e jetës na përplasën fort
duke u përballur edhe me stuhitë
po asnjëherë s’të harrova ty dot
edhe kur më thanë:harroj ndodhitë
Po,si t’i harroj ato ditë-netë …
kur pagjumë bredhja andej
si diellin kur mbulojnë retë
i përlotur mallin po të rrëfej.
Ndoshta kurrë s’do takohemi
dhe ëndrrat do mbesin n’letër
dytë nga malli do përvlohemi
të duash kurrë nuk është tepër.
/www.QendraPress.com/