Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE

NË BISHT TË QERPIKUT

————————————

Mbrëmjeve, më ulesh në bisht të qerpikut.

Me dritën e hënës qirinjtë ndez.

Yjet jashtë fërfëllijnë, shndritur zjarre t’ epërme,

Çmendur natën nga dashuritë.

Në ujëvara flokësh rrjedhur supeve.

Dora jote si fllad i lehtë i shpupuris.

Kam frikë të hapi sytë, moj era e jargavanit.

Ëndrrën,..Agu të mos ma fikë!

Brixhilda Dede @= 2020

/www.QendraPress.com/