Çaste poetike me poeten:Donika DABISHEVCI

E VOGLA

———————–

Gjashtëmuejshe

u puth tejpërtej plumbash.

Shoshë u ba,

sitë.

Prej gjinit t’nanës,

n’gji t’dekës!

Erdh e i shkoi

vrik kësaj jete,

si tuj nga…

Fill iku,

jetëshkurtuemja,

vrap u lshue

n’strehë t’amshimit.

Erdh e shkoi

vetëtimthi

e përndrituna,

pa marrë vesh gja …

Gjashtë muej veç

fluturimi i saj n’këtë botë!*

——————————————-

Kushtue Lirie Muqollit, bebës 6 mujshe t’ndame mizorisht prej jete më 17 prill 1999 në Poklek të Drenasit bashkë me 53 civilë të tjerë, ne mesin e të cilëve edhe nana dhe motra e saj 3 vjeçe. Viktimat u vranë, masnej edhe u dogjën.

/ëëë.QendraPress.com/