Çaste poetike me poeten:Tixhe Rexha GËRQARI

JETËS

———————-

Jetës fali dashuri

Se rruga e saj ka zigzage

Shpesh nuk din ku ke me mbërri.

Jeta është e shkurtër, ikën si era

Të bukurat e saj mbaji kur të vijnë te dera

Në të është edhe dimri jo vetëm vera.

Jetës fali çdo gjë që ke në shpirt

Por kurrë intrigën e perlyet

Ecë me denjitet nëse don dritë.

Jeta është luftë për lumturi

Bëhu ushtar i mir në beteja

Se hiri i rrugës do mbetet dëshmi.

Jeta është lojë

që të ngrit dhe të rrëzon

Por kush e luan ferr në të fiton.

Emrin njeri e meriton!

/ëëë.QendraPress.com/