Çaste poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Një jetë si Mbret
———————–
O jetë paske qen gënjeshtare,
Tërë makijazh e pispillosur,
S’më rrëfeve botën kur humbën ngjyrat
Lajkatare e vulosur.
Se dhe mbreti i menduar rri te froni,
Me mustaqe te shpërdredhur,
Shumë menduar e harruar,
U gënjye nga nje eklips dielli.
Aty ku ëndrrat thuri,
Natë për natë duke dredhur cigare,
Aty afër oxhakut poqi plagët,
Dhe kafeja e mëngjesit ia mbuloi pa zarare.
Do takohemi prapë
Kur çdo hënë e diell te ketë lindur
Se jeta Kështu është gatuar
Humbet e vin prapë pa e ditur.
Dhe lulet pas dimrit do çelin
Dhe Mbreti do qaj për pranverë
Po ashtu si vera e vjetër
Çdo ditë do sjell veç Diell!
Mbretëri ku gënjeshtrat
kanë shije ..
Një jetë si Mbret!
/www.QendraPress.com/