Çaste poetike me poeten;Jonida  SHEHOLLI

UNË DHE POEZIA

———————–

Poezi, ta dish, kam qindra sy

Brenda vetes, ku të tjerët s’i shohin

I ruaj dhe me ta, të njoh vetëm ty

Frymëzimi yt ma ledhaton krahërorin

Kohëve që zgjerohen shtrirjeve hapësinore

Ti qëndron ngulitur qepallave të mia

I shtron motivet si tematika kryesore

Shkrepen mendime, troshiten në thërrmia

Ti në mua përherë lazdrohesh, me hile ma bënë

Dhe kur dua të bëj pak gjumë̈, unë e gjora

Në dhomëzat e zemrës trokitë, ndjenjën tundon

“S’të kam vënë në harresë, mos fli, se iku saora”

Mysafirja ime, pranë̈ meje rri ditë e natë

Shtëpi me shumë kate, ka ngritur në mua

Rrënjët i ka mbirë sa thellë e sa gjatë

Dhe asnjëherë tek unë̈ nuk zuri në thua

Largohesh me javë, mungesë inspirimi

Unë sorollatem pragjeve zvarritëse

Ngushëlloj veten; Ke ikur për ca ditë pushimi

Detërave të artit, në lundrat me velat zbavitëse

Në peizazhe mëngjesesh, harlis shikimet

Ngjitas me rrezet e diellit, vjen m’prekë në fytyrë

Nëpër vargjet tua, i derdh të gjitha përjetimet

S’ndahemi poezi, jemi lidhur si gjella me yndyrë

Në këtë jetë më mbanë̈ veç̧ yti vullnet

Më zgjon fuqitë̈, vlera dhe magjia jote

Me familjen e atdheun, dashuri deri te retë

Të tria bashkë më jeni themeli i kësaj bote…!

E hënë, 6 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.