Çaste poetike me poeten;Kimete Durmishi
KU MBETËN VITET
———————————-
Vitet lundronin
së bashku me dallgët e detit
radhiteshin si një kor gazmor
mbi shkumën e kriposur
të valëve në numërim
Ku lëkundeshin lehtë
duke i bartur rrezet e arta të diellit mbi to
Që rrinin të qeta të patrazuara para syve të mi
Dallgë të pashpirta i tërbuan valët e lehta
I përpiu deti bashkë me vitet e mia
Më kot u mendova t`i ndalë e t’i numëroja përsëri
Valët e lehta u shndërruan në një vullkan përvëlues
Që derdhej mbi vitet e përplasura në detin kaltërosh
Forca e tij prej përbindëshi përbiu vitet e panumëruara
Me një daulle të zhurmëshme shkuan në pafundësi.