Çaste poetike me poeten:Landa Molishti
MË THUAJ?!
——————————-
Më thuaj një fjalë të zjarrtë , kur të duash!…
Një fjalë zemre,
Siç din Ty; për mua.
Më thuaj se, më mungon. Mos më thuaj kot,
Si adoleshentët njomëzakë,
Ah! E dashur, të dua!…
Secili njeri, diell kërkon,
E, kush i thotë diellit të dua, kur rrezet thellësisht ia shijon, kur Ay e përvëlon?!…
Më thuaj!…
Shqiptoje në shqipen tonë të ëmbël!…
Mallin e shpirtit, shprehe
lirshëm, me dy fjalë.
Dua të gëzohem, njëherë si fëmijë!…
Të gëzohem!…
Të fluturoj, si në ëndërr,
Me pikën e lotit në sy.
12/8/2022