Çaste poetike me poeten;Laureta Poga
ME PRITË. ..DO TË VIJË….
————————
Vonë ..natën ..
kur asgjë të mos pipëtijë .
Edhe zhurma të mos gumëzhijë.
Qetësia të flejë si vuvi..
As ..sytë e pagjumur ..
të mos shohin me dylbi…
Me pritë ..do të vijë !
Si një neraidhe me peplo mbuluar..
Veç nata të me shohë të ndriçuar..
Me një shishe me verë gjak .
do të vijë ..
Shtroji petalet e trëndafilit..
siç di ti.
Të mbulojnë trupin tim .
plotë hijeshi. .
Me pritë ..do të vijë !
Veç. Shshsh…
Mos më shohë njeri !