Çaste poetike me poeten:Linda MOLISHTI
MË THUAJ!….
——————————
Më thuaj, një fjalë të mirë.
Sot, kam nevojë, më shumë se kurrë?!
Një fjalë shprese, sa njëqind fjalë të ëmbla…
Që shërojnë shpirtra e lënë gjurmë,
Në shpirtin tim të dërrmuar?!
Dua të zgjohem, të ngritëm përsëri.
Të ecim së bashku, pandalshëm, me krenari.
Të ecim përpara sot dhe në ardhmëri…
Drejt rrugës së shpëtimit, si dikur në
vitet e rinisë…
Të ecim të lumtur, gjer në kohën e amshimit.
/www.QendraPress.com/