Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI
Do të doja…
—————————
Do të doja të kisha pak kohë të lirë
Andaj ju kërkojë falje miq
Disa nga ju më kuptojnë mirë
Se ende s’kam një sihariq
Se nëse java ka shtatë ditë
Dhe nuk marrë dot një ditë pushimi
Sa nis lexojë më qepen sytë
Më është ankuar edhe shkrimi
U bëmë të puthemi ndër zverk
Më pëshpërit pena ngadalë
Dhe muza po më sheh si njerkë
S’kuptojë tha , pse punon si kalë !?…
Paratë si ha as qeni ndonjëherë
Dhe unë si pata kurrë në plan të parë
Në se mungojë , bëhen berberë…
E mandej t’qethin si ushtarë…
Aty duhet të jem si një direk
Shtylla e punës për një shqiptar
Me duar bëjë dhjetra byrekë
Teksa durimin e mbajë me darë…
Do të doja të kisha kohë pak më shumë
Të ndiqja me vëmendje tuajin krijim
Por det i jetës të nxjerrka shkumë
Ky det këtej, paska ndryshim…
/www.QendraPress.com/